• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rodri gati për derbin: Çdo finale është speciale, sezonin e kaluar Junajtid na e bëri të vështirë

24/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori i Mançester Sitit, Rodrigo, nuk mërzitet kurrë duke fituar trofe dhe thotë se çdo finale është e veçantë.

i

Mesfushori spanjoll do të kërkojë që të fitojë trofeun e tij të 12-të të rëndësishëm në karrierë kur kampionët e Sitit të përballen me rivalët e Mançester Junajtid në finalen e Kupës FA të shtunën në “Uembli”. Siti mund të bëhet skuadra e parë në histori që fiton dopietën vendëse në dy sezone radhazi, pasi shkroi historinë duke fituar titullin e katërt radhazi të Premier Ligës.

Rodri, bërthama e mesfushës së skuadrës së Pep Guardiolës pret një sfidë të vështirë në një përsëritje të finales së sezonit të kaluar, kur dy golat e Ilkai Gyndoanit siguruan një fitore 2-1, që i hapi rrugën tripletës historike të “Qytetarëve”, siguruar një javë më vonë, kur ai shënoi golin e fitores në triumfin në Champions kundër Interit në Stamboll. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi pikërisht ish-ylli i Atletikos së Madridit. Momente të tilla ikonike mbahen mend përgjithmonë, por 27-vjeçari thotë se i gjithë ekipi do të duhet të jetë në maksimum për të paktën 90 minuta në 25 maj.

“Çdo finale është e veçantë për një arsye dhe sigurisht kur e fiton, është e veçantë në mënyrën e vetë”, tha ai për sajtin e klubit.

“Sezonin e kaluar, Gyndo që shënoi atë gol të shpejt dhe ishte një mënyrë e mirë për të nisur një finale. Por ne e dimë se sa e vështirë ishte, përfundoi 2-1 dhe ishte shumë e ngushtë. Çdo finale është e veçantë dhe për mua ishte goli i Ligës së Kampioneve. Ne fokusohemi në mentalitetin e klubit, sepse do të na duhen të gjithë djemtë dhe ata treguan se janë gati për çdo sfidë. Motivimi është edhe më i lartë kur flasim për një finale”.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Arteta “tremb” Arsenalin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.