• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dita e largimit të trajnerëve! Edhe Mançester Junajtid shkarkon Ten Hag një ditë para finales

24/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dita e sotme ka qenë e mbushur me vendime për largime trajnerësh në klube të rëndësishme në Europë. Milani dhe Barcelona bënë zyrtar largimin përkatësisht të Stefano Piolit dhe Çavi Hernandez. Ndërsa në Angli tani pritet vetëm lajmërimi zyrtar për shkarkimin e Erik Ten Hag.

ten hag

E përditshmja britanike “The Guardian” ka mësuar se një ditë para finales të Kupës FA që Mançester Junajtid luan përballë Mançester Sitit, trajnerit holandez i është komunikuar se nuk do të jetë pjesë e klubit edhe nëse fiton këtë trofe.

Vendimi është marrë nga drejtuesti e klubit duke vlerësuar rrugëtimin e ekipit në këto dy vite, ku në të fundit kanë bërë një sezon të tmerrshëm me renditjen në vendin e 8 në kampionat, që është më i ulëti që nga viti 1990. Kualifikimi në Europë për ta varet vetëm nga fati i sfidës së nesërme ndaj Mançester Sitit, pasi vetëm duke fituar Kupën FA mund të sigurojnë pjesëmarrjen në aktivitetet ndërkombëtare.

Të njëjtat burime theksojnë se Junajtid ka piketuar Tuhel, Poçetino, MekKena, Poter dhe Frank si pasardhës potencialë të tij.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Calhanoglu mesfushori më i mirë i Serie A, Bastoni mbrojtësi më i mirë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.