• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Materaci është i bindur: Pronarët e rinj të Interit nuk do të bëjnë gabimet e… Milanit

24/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Oaktree” do të konfirmojë drejtuesit e Interit dhe s’do të bëjë gabimin që u bë nga Milani me Maldinin dhe Masarën. Kjo është ideja që ka Marko Materaci dhe e tregon në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”.

materaci

Materaci, na tregoni pak përshtypjet për ndryshimin e pronarëve të Interit?
Është një mëkat sepse Suning ka ndërtuar një klub të fortë dhe ka fituar shumë trofe. Por gjëja pozitive është që do të vazhdojnë të qëndrojnë të njëjtit drejtues. Mendoj se do të jetë gafë e rëndë nëse ndryshohen.

Por “Oaktree” është një fond që thjesht synon të rrisë vlerën e klubit në nivelin financiar…
Por Interi në fakt nuk po bën mirë vetëm në aspektin sportiv. Është duke u rritur në të gjitha aspektet. Pastaj edhe te Liverpuli erdhi një fond që fitoi gjithçka që ishte e mundur për të fituar. Kjo nuk do të thotë asgjë.

Keni një mesazh për Stiven Zhangun?
Dua thjesht ta falënderoj që i ka mbajtur premtimet e bëra. Kishte thënë që donte ta ngjiste Interin në majën e Europës dhe të botës. Për pak ia doli. I duhet hequr kapelja për gjithçka ka bërë gjatë kësaj periudhe.

Tifozët janë në ankth për rinovimet e Barelës, Inzagit dhe Lautaros?
E rëndësishme është që të ketë qartësi. Unë jam i sigurt që dy kapitenët e mi, Lauti dhe Nikolo nuk do të kenë problem që të presin pak sa gjërat të shkojnë në vendin e duhur. Nuk është as faji i Antonelos, Marotës apo Inzagit që tratativat e tilla zgjaten. Por ata janë personazhe të rëndësishëm dhe e kanë kuptuar sa shumë i duan tifozët këtu në Milano. Për më tepër emri i tyre nuk është Milan, si Shkrinjar… Jam i bindur që do të vazhdojnë të qëndrojnë dhe të arrijnë suksese edhe në vitet e ardhshme sepse është krijuar një grup i bukur dhe shumë interesant.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Erik Ten Hag do të shkarkohet nga Manchester United

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.