Thursday, 23. April 2026
Sport

Seria A ndan çmimet/ Nga porta në sulm, ja më të mirët e sezonit

GS 24/05/2024 2 Min. Lesezeit

Kampionati i Serie A ka shpallur sot se cilët janë lojtarët më të mirë të sezonit 2023-2024 në varësi të pozicioneve ku luajnë. 

GOVmIh7XoAAi1f-

Lojtari më i vlerësuar i sezonit që po mbyllet është zgjedhur kapiteni i kampionëve, Interit, Lautaro Martinez. Argjentinasiudhëhoqi skuadrën drejt titullit kampion me 24 golat e shënuar në Serie A.  Lautaro Martinez feston titullin si kapiten me Interin dhe çmimin si lojtari më i mirë i Serie A 2023/24. 

Ndërkohë për sa i përket çmimeve të tjera, sulmuesi i Juventusit, Duzhan Vlahoviç ka fituar në garën me Paulo Dibalën e Romës dhe Rafael Leaon e Milanit, duke u zgjedhur si sulmuesi më i mirë i këtij sezoni. 

 

Mesfushori më i mirë është sërish një lojtar i Interit, Hakan Çalhanoglu, me turkun që realizoi një sezon ëndrrash. 

Sa i përket mbrojtjes, edhe në këtë repart më i mirë i edicionit 2023-2024 është zgjedhur nga radhët e kampionëve të Serie A dhe ai është Alesandro Bastoni. 

Teksa portieri i sezonit, që padyshim u shfaq në superformë është i skuadrës së Monzës, Di Gregorio.

Ndërsa sa i përket lojtarit më të mirë U-23, ky çmim shkoi për sulmuesin e Bolonjës, Xhoshua Zirkze. 

Në fund edhe çmimi i trajnerit, nuk kishe si të ndodhte ndryshe, tekniku më i mirë i këtij edicioni është zgjedhur kampioni Simone Inzaghi. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: