• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, October 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dita e ndeshjeve të javës së fundit në Albi Mall Superligën e Kosovës, luftohet për t’i ikur barazhit

25/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sot (e shtunë) është në orar për t’u zhvilluar xhiro e fundit, përkatësisht java e 36-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, duke mbyllur kështu edicionin 2023/24.

Edicioni 2023/24 në Superligën e Kosovës është mbyllur jo zyrtarisht pasi Ballkani ka fituar tashmë titullin kampion për herë të tretë radhazi.

Në anën tjetër, Liria dhe Fushë Kosova kanë rënë edhe matematikisht në Ligën e Parë, disa javë para fundit.

Edhe ekipet që do të shkojnë në garat evropiane dihen tashmë, por në garë është ende pozita e barazhit, ku luftojnë dy skuadra.

Në Klinë, Gjilani do të synojë fitoren ndaj Dukagjinit për të qëndruar në pozitën e shtatë, ndërsa Feronikeli synon fitore në udhëtim te Fushë Kosova dhe pret gabimin e gjilanasve për t’i ikur barazhit.

Në ndeshjet tjera, Ballkani pret Prishtinën, Drita është nikoqire e Malishevës, ndërsa Llapi luan në udhëtim te Liria.

Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 15:00.

Next Post

Trajneri i ri i Milanit nuk pritet mirë nga tifozët e klubit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.