• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, October 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nesër ndeshja e fundit në stolin e Barçës, Ksavi: S’është kurrë e lehtë të largohesh nga klubi i jetës tënde

25/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E premtja ka qenë një nga ditët më të vështira të karrierës së tij profesionale për trajnerin e Barcelonës, Ksavi Hernandez.

cavi

Pasditen e djeshme, Joan Laporta e njoftoi zyrtarisht për shkarkimin dhe se nuk do të drejtonte projektin blaugrana për sezonin e ardhshëm. Kjo ka sjellë dhe reagimin e trajnerit katalanas, i cili ka dashur t’i thotë lamtumirë familjes Barça në një deklaratë të postuar në rrjetet e tij sociale, në të cilën i është mirënjohës të gjitha niveleve të institucionit, përfshirë edhe presidentin.

LAMTUMIRA – “Të dashur blaugrana, të dielën do të përfundojë koha ime në stolin e Barçës. S’është kurrë e lehtë të largohesh nga klubi i jetës tënde, por jam shumë krenar, pas dy vitesh e gjysmë në krye të një ekipi që ka qenë si një familje e dytë. Dua të falënderoj tifozët për mbështetjen dhe dashurinë e tyre, të cilët kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe më kanë treguar në çdo moment të njëjtin vlerësim si gjatë kohës sime si futbollist. Duke filluar nga e diela, unë do të jem një tifoz më shumë në tribuna, qoftë tani në ‘Estadi Olímpic’ ose pas disa muajsh në ‘Nou Camp Nou’. Sepse para se të jem lojtar apo trajner, jam tifoz i Barcelonës dhe dua vetëm më të mirën për klubin e jetës sime, i cili do të më ketë gjithmonë në dispozicion. Kam punuar me një grup lojtarësh fantastikë dhe një staf spektakolar. Falë të gjithëve ne kemi arritur objektivat e vendosura, duke kulmuar vitin e kaluar me titullin në La Liga dhe Superkupën e Spanjës. Këtë sezon gjërat s’kanë shkuar ashtu siç dëshironim, por ne kemi shkuar më lart dhe përtej dhe kemi ndihmuar një brez të ri të futbollistëve të rinj të ‘La Masia’-s të rritet, të cilët emocionojnë të gjithë ne tifozët e Barcelonës. Faleminderit shumë të gjithëve. Për tifozët, lojtarët, stafin, punonjësit e klubit, presidentin, Bordin Drejtues, drejtorët sportivë, mediat dhe të gjithë me të cilët kam ndarë një udhëtim gjatë këtyre dy sezoneve e gjysmë”, ka shkruar Ksavi në letrën e lamtumirës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Luka Modriç nuk njeh limite, mesfushori kroat kërkon një rekord 58-vjeçar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.