Friday, 24. April 2026
Sport

Ky është lojtari i parë që e do Flick tek Barcelona

GS 25/05/2024 1 Min. Lesezeit

Tashmë është çdo gjë zyrtare. Barcelona i ka ndarë rrugët me trajnerin Xavi Hernandez.

Ishte një komunikatë e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta që njoftoi se ndeshja ndaj Sevillas do të jetë e fundit për Xavin në krye të shtabit teknik të katalonasve.

Trajneri gjerman, Hansi Flick pritet të emërohet si trajner i ri i Barcelonës.

Menjëherë pas këtyre lajmeve, specialisti i transferimeve Fabrizio Romano shkroi se me Flick që pritet të bëhet trajner i ri i Barcelonës, një nga ish-lojtarët e tij poashtu është lidhur me një lëvizje në Spanjë.

Fjala është për lojtarin e Bayern Munich, Joshua Kimmich.

“Kimmich është një lojtar që Flick e pëlqen shumë. Interesi për ta pasur në ekip është i konfirmuar”, tha gazetari i Relevo, Matteo Moretto.

Teilen: