• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Statistika/ 6 barazime radhazi, Juventusi kërkon të thyejë tersin kundër Monzës

25/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

juventus-v-monza1– Pas dy humbjeve në sezonin e kaluar në kampionat, bardhezinjtë kanë gjetur fitoren e parë me Monzën në fazën e parë të këtij sezoni me rezultatin 2-1, me golin e Gatit në minutën e 97-të.

– Juventusi ka grumbulluar 22 pikë në 18 ndeshjet e zhvilluara në këtë fazë të dytë, duke pasur një mesatare të turpshme prej vetëm 1.22 pikësh për ndeshje. Kjo është mesatarja e dytë më e ulët që pas asaj prej 1.16 pikësh për ndeshje, në sezonin 2009-2010.

– Monza, së bashku me Salernitanën është një nga 2 skuadrat që nuk kanë fituar asnjë nga 8 ndeshjet e fundit në kampionat, me 3 barazime dhe 5 humbje për bardhekuqtë, që sot sfidojnë Juventusin.

– Juventusi vjen nga një seri e çmendur prej 6 barazimesh radhazi në kampionat dhe vetëm një herë ka bërë 7 të tillë radhazi. Kjo ka ndodhur mes periudhës mars-prill 1971, me Cestmir Vicpalekun në stol.

– Monza është skuadra që bën më pak rikuperime në fazën ofensive të kësaj Serie A (152 të tillë), ndërsa Juventusi në këtë renditje është i pesti me 219.

– Federiko Kieza ka shënuar 8 gola në këtë kampionat. Ai është italiani i dytë që ka shënuar kaq shumë me bluzën e Juves që prej sezonit 2012-2013, në atë rast Fabio Kualiarela me 9 gola sezonalë.

– Federiko Gati ka shënuar 4 gola në këtë kampionat, një prej të cilëve Monzës në fazën e parë. I vetmi mbrojtës i Juves që ka shënuar më shumë në një kampionat të vetëm, përjashtuar penalltitë, ka qenë Igor Tudor, 6 gola në sezonin 2000-2001.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Lamtumira e një legjende

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.