Friday, 24. April 2026
Sport

E kryer/ Arrihet akordi, ja kush do të jetë trajneri i ri i Bajern Mynihut

GS 25/05/2024 1 Min. Lesezeit

Tashmë është e kryer, Vinsent Kompani do të jetë trajneri i ri i Bajernit të Mynihut.

vincent-kompany-to-bayern-munich-1716460238-137202

Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i merkatos, Fabricio Romano.

Ai raporton se marrëveshja është arritur mes palëve. Belgu do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare të vlefshme deri në vitin 2027. Ndërkohë bavarezët do ti japin 12 milionë euro Bërnlejt si kompensim.

Pritet që trajneri të prezantohet të hënën.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: