• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E akuzuan për komplot, shpërthen Ter Shtegen: Janë gënjeshtra!

25/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Portieri i Barcelonës, Mark Andre Ter Shtegen, ka reaguar në profilin e tij në rrjetin social “X” për t’iu përgjigjur informacioneve të përhapura në podcastin “Barça Reservat” në “Catalunya Ràdio”, në të cilën pretendohej se gjermani kishte mbajtur një takim me drejtuesit e Barçës dhe kishte shprehur shqetësimin mes lojtarëve për disa komente të Ksavi Hernandezit për skuadrën.

ter shtegen

Praktikisht, Ter Shtegen është akuzuar për komplot kundër Ksavit, i cili s’do të jetë më trajner i Barcelonës pas takimit të fundit në La Liga të dielën në mbrëmje kundër Seviljes. Një orë pas njoftimit të shkarkimit të Ksavit si trajner, Ter Shtegen shkroi një mesazh në llogarinë e tij në “X”, për të mohuar me forcë informacionin dhe siguroi se s’do të tolerojë që emri i tij të përdoret për të krijuar thashetheme. “Historia e publikuar nga ‘Barça Reservat’ sulmon drejtpërdrejt vlerat e mia personale dhe s’do të toleroj që dikush të përdorë emrin tim për të krijuar thashetheme të bazuara në informacione të rreme.

Nëse ndonjëherë dua të them apo raportoj diçka, do të jem gjithmonë shumë i drejtpërdrejt me çdo person”, ka shkruar Ter Shtegen në profilin e tij në “X”. Ter Shtegen u raportua të ketë komunikuar madje dhe me presidentin Laporta, për t’iu ankuar në adresë të trajnerit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Playoff NBA 2024/ Donçiç super, Minesota dorëzohet në frymën e fundit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.