Mançester Junajtid është zyrtarisht fitues i Kupës FA, pasi mundi Mançester Sitin në finale me rezultatin final 2-1.
Një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat, që pa në fund të buzëqeshnin “djajtë e kuq”, me ekipin e Ten Hag, që shpallen edhe njëherë fitues së kupës FA, që i mungonte që nga viti 2016.
Ishte Gernaço ai i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 30-të të lojës, pas një gabimi të Gvardiol në mbrojtje. Maino do të dyfishonte shifrat 9 minuta më pas. “Qytetarët” do të shënonin vetëm një herë me anë të Dokut, pas një gabimi të portierit Onana, por një gol nuk do të ishte i mfajtueshëm për ekipine Guardiolës që të kthente baraspeshën.
Mançester Junajtid tani pret biletën për në Ligën e Europës pasi ka të drejtën absolute si fitues i Kupës, duke lënë Çelsin jashtë kompeticionit, ndërsa Njukasëllin pa kualifikim në Kupat e Europës.
REZULTATI | MANÇESTER SITI-MANÇESTER JUNAJTID 1-2
30′ Gernaço, 39′ Maino / Doku 86′
GOLI I DOKU 1-2 (VIDEO)
GOLI I MAINO 0-2 (VIDEO)
GOLI I GERNAÇO 0-1 (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
Mançester Siti: (4-2-3-1): Ortega; Ake, Gvardiol, Stouns, Uallker; Kovaçiç, Rodri; Foden, De Bryjne, Bernardo Silva; Haland | Trajner: Pep Guardiola
Mançester Junajtid (4-2-2-2): Onana; Uan-Bisaka, Varan, Martinez, Dalot; Maino, Amrabat; Gernaço, Rashford; Mek Tomini, Fernandes | Trajner: Erik Ten Hag
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL