Vllaznia e mbyll këtë sezon në vendin e 4-të, teksa ditën e djeshme u mposht nga Skënderbeu me shifrat 3-2 në finalen e vogël të “Final – Four” . kështu në Shkodër nuk kanë kohë për të humbur dhe kanë nisur me largimet e para.
Ndonëse mungon ende zyrtarizimi, por Bruno Gomes është i larguari i paë nga kuqeblutë. Kontrata e sulmuesit përfundon në fund të qershorit dhe palët kanë vendosur të mos rinovojnë duke i dhënë fund bashkëpunimit mes tyre.
Drejtuesit nuk janë fare të kënaqur nga paraqitja e Gomes, i cili erdhi në Shkodër si një alternativë për të rivalizuar Bekim Balajn.
Kështu Thomas Brdaric nuk e ka në planet e tij dhe Gomes del lojtar i lirë. Kujtojmë se këtë sezon ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 1 asist në 22 ndeshje të luajtura me Vllazninë.