Friday, 24. April 2026
Sport

Pioli në ndeshjen e lamtumirës

GS 25/05/2024 1 Min. Lesezeit

Stefano Pioli do të drejtojë Milanin për herë të fundit! Mbrëmjen e sotme kuqezinjtë përballen me Salernitanan prej orës 20:45 në ndeshjen e fundit të Serisë A. 

Të dy ekipet kanë mbyllur llogaritë në pozitat e tyre dhe luajnë vetëm për statistika.

Megjithatë, “Djalli” dëshiron t’i japë lamtumirën në mënyrën më të mirë trajnerit që i drejtoi për 3 vitet e fundit. 

Pioli ka zgjedhur 11-shen e fundit titullare dhe vjen me Zhiru në majën e sulmit, i cili gjithashtu do të luajë për herë të fundit me fanellën e Milanit.

Teilen: