Manchester United e mposhti Manchester Cityn në finale të FA Cup me rezultat 2-0, duke siguruar kështu trofeun e vetëm këtë sezon, por edhe kualifikimin në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm.
‘Djajtë e Kuq’ dominuan pjesën e parë të ndeshjes, duke krijuar disa raste dhe duke ushtruar presion ndaj lojtarëve të Cityt, por në të njëjtën kohë duke treguar një stabilitet në fazën defanzive.
Pas ndeshjes, Pep Guardiola e mori përsipër fajin për performancën e dobët ndaj rivalit lokal të qytetit.
“Për shkak të vendimeve të mia ne nuk ishim në pozicionet e duhura për t’i sulmuar ata. Gabimi im, plani im i lojës nuk ishte i mirë”.
“Unë mendoj se plani im i lojës nuk ishte i mirë. Pjesa e dytë ishte shumë, shumë më e mirë. Ne ishim më intensivë për shkak se ishim në disavantazh prej 2-0 dhe nuk kishim asgjë për të humbur”.
“Ishte një ndeshje e ngushtë. Ne i dhuruam atyre golin e parë, por duhet t’i japim merita atyre për golin e dytë”.
“Ne kishim disa mundësi të pastra në pjesën e dytë diçka që nuk ishte e lehtë për shkak se ata mbroheshin mirë dhe ne fatkeqësisht shënuam një gol paksa vonë”, përfundoi spanjolli.