Friday, 24. April 2026
Sport

Lamtumirë fantastike, “Pioli is on fire” këndohet për herë të fundit në “San Siro”

GS 26/05/2024 2 Min. Lesezeit

“Pioli iso n fire” për herë të fundit është titulli kryesorë i “La Gazzetta dello Sport” duke analizuar ndeshjen e fundit të Stefano Piolit në stolin e Milanit.

1680240701336_adee8b52-c82b-44dc-83e4-b160be3733c8

“Dje Stefano Pioli udhëtoi nëpër kohë. Në autobusin e Milanos që e çoi për herë të fundit në “San Siro”, lojtarët, çuditërisht, filluan të këndojnë: “Pioli is on fire!”, si në ditët e mira të Skudetos. Dhe trajneri filloi të përlotej.”

Gazeta analizon më pas shifrat dhe gjithçka që erdhi falë drejtimit të Piolit: “Më pas, para fillimit të ndeshjes, skuadra e mbylli në rreth dhe ai përqafoi të gjithë, një nga një, ndërsa “San Siro” duartrokiti. Është absolutisht e drejta për t’i dhënë nderimet më të larta një trajneri që në 5 vite ka dhënë kënaqësi dhe futboll të mirë. Një kampionat pas 11 vitesh, një rikthim në Champions League pas 7, një gjysmëfinale pas 16, dy vende të dyta, më i miri. Tashmë kuqezinjtë do të nisin sërish nga vendi i dytë dhe me ish-trajnerin e Romës Fonseca, me synimin për t’i dhënë vazhdimësi punës së kryer në vitet e fundit.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

Teilen: