• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xhaka me Leverkusenin në festë, ja reagimi i babait të tij

26/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bayer Leverkusen e ka mbyllur me trofe një sezon fantastik. Ekipi gjerman e ka fituar edhe trofeun e dytë këtë edicion.

“Farmaceutikët” triumfuan në finale të Kupës së Gjermanisë minimalisht 0:1 ndaj ekipit nga kategoria e dytë, Kaiserslautern.

Dhe, ishte Granit Xhaka, protagonisti kryesor i kësaj finaleje.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 16-të.

Ishte një goditje e fuqishme nga distanca e cila u ndal në rrjetë.

Dhe pikërisht për këtë gol të Xhakës dhe këtë sukses historik ka reaguar babai i futbollistit, Ragipi.

“Me shumë krenari dhe emocion dua ta urojë birin tim Granitin pasi fitoi Kupën e Gjermanisë me Bayer Leverkusen.

Me një gol të jashtëzakonshëm, ai e drejtoi skuadrën e tij drejt fitores dhe na bëri të gjithëve të ndjehemi të bekuar. Granit, je një kampion i vërtetë dhe inspirim për të gjithë. Mburrem me ty për çdo të arritur tënde. Urime nga zemra për këtë arritje të mrekullueshme”, shkruhet në postimin e Ragip Xhakës.

31-vjeçari u bashkua me Leverkusenin në verën e kaluar, ku ishte futbollisti kyq në skuadrën e Xavi Alonsos, duke kontribuar me katër gola dhe dy asistime në të gjitha garat.

Next Post

Manaj përshëndetet me klubin turk, gati për një hap të madh në karrierë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.