Friday, 24. April 2026
Sport

Ish-trajneri, Goran Erikson jep komentin e tij për EURO 2024: Anglia dhe Franca janë favoritë

GS 26/05/2024 1 Min. Lesezeit

Gjatë intervistës së dhënë për edicionin e sotëm të “La Repubblica” , ish-trajneri i Romës, Lacios dhe Sampdorias, Sven Goran Erikson është fokusuar te Kampionatin Evropian.

3935862-79950008-2560-1440

Trajneri suedez shprehu komentet e tij për favoritin e mundshëm për trofeun, duke u ndalur te Anglia, të cilën e ka trajnuar nga viti 2001 deri në vitin 2006:

“Është e preferuara ime bashkë me Francën, të cilën e shoh shumë të fortë. Më pëlqejnë edhe Spanja dhe Gjermania që ka përparësinë e të luajturit në shtëpi dhe unë shpresoj se ata do të bëjnë një rrugë të gjatë, por sinqerisht nuk mendoj se ata mund të fitojnë.”

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

Teilen: