Ndeshja më e pasur e sezonit 2023/24? Jo, nuk do të jetë finalja e Champions League mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund e 1 qershorit të ardhshëm në Wembley, por ndeshja që do të luhet në të njëjtin stadium mes Leeds dhe Southampton, e vlefshme për finalen e playoff-it të Championship-it (kategoria e dytë angleze).
Luhet për ngjitjen në Premier League e pasur, një rezultat që mund të ndryshojë rrënjësisht historinë ekonomike të një klubi.
Mjafton të mendohet se, sipas analizës së Sports Business Group të Deloitte, fituesi i ndeshjes do të përfitojë 140 milionë sterlina (rreth 165 milionë euro) në harkun e tre sezoneve të ardhshme: në thelb bëhet fjalë për kuotës minimale të të ardhurave nga të drejtat televizive për sezonin 2024/25, plus kuota parashutë në 2025/26 dhe2026/27 në rast se skuadra bie menjëherë nga kategoria.
Megjithatë, shifra mund t’i kalojë 305 milionë sterlina të ardhura në rast se klubi do të arrinte të shmangte rënien nga kategoria në sezonin e parë në Premier League.
Kjo shifër e përgjithshme përfshin rritjet e pritshme për sa i përket të ardhurave të stadiumit dhe të ardhurave nga të drejtat televizive.
Shifra padyshim mbresëlënëse për një klub anglez të kategorisë së dytë.
Mjafton të thuhet, për shembull, se një klub i Serisë B që ngjitet në Serie A, me siguri do të arkëtojë vetëm rreth 36 milionë euro, nga të cilat rreth 26 milionë për të drejtat televizive të sezonit të luajtura në kategorinë e parë dhe 10 milionë të tjera si parashutë në vitin e ardhshëm.