Friday, 24. April 2026
Sport

Një tjetër futbollist var këpucët në gozhdë, Leonardo Bonuçi luan sot ndeshjen e fundit në karrierë

GS 26/05/2024 1 Min. Lesezeit

Leonardo Bonuçi do të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

75fba49dd3bc4474b499a6a871d0e82a

Ish-lojtari i Juventusit, do të luajë sot ndeshjen e tij të fundit në karrierë dhe këtë do ta bëjë në Turqi me Fenerbahçen, ku u transferua janarin e kaluar pas ndarjes së hershme me Union Berlin.

37-vjeçari do të dalë në fushë përballë Istanbulsporit dhe më pas do të varë këpucët në gozhdë.

Me turqit, mbrojtësi bëri 12 paraqitje në gjashtë muaj, me zhgënjimin e penalltisë së humbur në ndeshjen e Konferencës së Ligës në shtëpi kundër Olimpiakosit, e cila rezultoi me eliminimin e verdhebluve nga gara.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: