Shkëndija e Tetovës mund të mbetet pa trajnerin Jeton Beqiri në sezonin e ardhshëm.
Trajneri i njohur është i pëlqyeri i Artim Pollozhanit, i cili pritet të jetë drejtor i klubit Flamurtarit nga Vlora, dhe ka marrë përsipër ndërtimin e skuadrës.
41-vjeçari Beqiri në sezonin 2017/18 ka qenë zëvendëstrajner i Flamurtarit, kur trajner ishte Shpëtim Duro. Një kohë ishte edhe trajner I Bylisit, kurse një përvojë e pati edhe te klubi Al Jabalain.
Jeton Beqiri me Shkëndijën e përfunduan kampionatin në vendin e dytë dhe do të marrin pjesë në Ligën e Konferencës.
Ndryshe, Beqiri dikur ka qenë trajner te Renova dhe Struga. Tani mbetet për t’u parë nëse do të realizohet transferimi i tij në Vlorë.