Friday, 24. April 2026
Sport

E konfirmojnë nga Spanja, Mbappe te Real Madrid!

GS 28/05/2024 1 Min. Lesezeit

E konfirmojnë nga Spanja, Mbappe te Real Madrid!

Nuk ka më dyshime se Mbappe do të jetë një lojtar i Real Madrid.

E vetmja gjë që mungon është njoftimi zyrtar nga klubi spanjoll, i cili do të vijë pas finales së Champions League.

Talenti francez, në pritje të transferimit të tij përfundimtar, ka gjetur një shtëpi. Siç raporton “OkDiario”, ish-lojtari i PSG-së bleu vilën që i përkiste Gareth Bale për 11 milionë euro.

Vila ndodhet në periferinë perëndimore të kryeqytetit spanjoll, e cila shtrihet në një sipërfaqe prej 1200 metrash katrorë e cila përfshin gjithashtu një fushë të vogël golfi dhe një parking të mbuluar me gjashtë vende parkimi. Rezidenca luksoze ka 11 banjo, tetë dhoma gjumi dhe një dhomë kinemaja.

Teilen: