Chelsea pritet zyrtarizojë së shpejti trajnerin e ri, pasi marrëveshja tashmë është arritur.
Pas largimit të Mauricio Pochettinos, drejtimin e skuadrës pritet ta marrë trajneri italian Enzo Maresca.
Ka qenë gazetari italian Fabrizio Romano që ka konfirmuar se marrëveshja është arritur, ku Maresca do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare.
“Chelsea ka rënë dakord të emërojë Enzo Maresca si trajner të ri.
Kuptohet se marrëveshja është bërë tani me kontratë të vlefshme deri në qershor 2029, marrëveshje pesëvjeçare. Ai gjithashtu do të përfshijë një opsion për t’u zgjatur deri në qershor 2030.
Chelsea ka vendosur të paguajë një klauzolë largimi të Marescas nga Leicesteri”, ka shkruar Romano.