Monday, 16. February 2026
Futboll Bota

Atalanta kërkon Asllanin, për Interin shqiptari është i pashitshëm

GS 28/05/2024 1 Min. Lesezeit

Atalanta e vlerëson shumë Kristjan Asllanin si regjisor në mesfushë dhe do të ishte gati t’i besonte atij repartin sezonin e ardhshëm.

Lojtari shqiptar nuk ka luajtur shumë me Interin, por për momentin ai mbetet i pashitshëm për Marottan dhe Ausilion që besojnë në cilësitë e tij.

Drejtuesit e Atalantës do të ishin të gatshëm të hidhnin në tavolinë rreth 28 milionë euro, një shifër që nuk do ta ndryshonte mendjen e Interit. Kontrata e shqiptarit me milanezët skadon në vitin 2027.

Teilen: