Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, gjatë një interviste të gjatë për të përjavshmen Oggi, u shpreh gjithashtu për një rikthim të mundshëm te zikaltërit: “A do e shohim përsëri Morattin te Inter? Nuk e shoh aq të lehtë. Por nuk e përjashtoj. Ndoshta. Gruaja ime më pyet çdo natë nëse e kam blerë Interin përsëri. Dhe gjithmonë duhet të gjej një justifikim të ri për të justifikuar veten. Blerja e Interit nuk është një angazhim i vogël”, përgjigjet presidenti i shumë kampionateve dhe “Tripletës” së vitit 2010 të fituar në natën e Madridit.
“Për ne është një eksperiencë ende e freskët. Kur isha i ri as që e mendoja të bëhesha president i Interit, më pas ndryshova mendje. Dhe kështu, në të ardhmen kush e di. Do të shohim”.
Analiza e presidentit më të suksesshëm në historinë e Interit bëhet më e detajuar duke iu referuar Oaktree: “Blerja e Interit dhe mbajtja e tij në krye ka kosto shumë të larta. Një sipërmarrës i vetëm nuk mund ta bëjë këtë sot. Edhe Real Madridi është plot borxhe, të jesh tifoz-president është më e vështirë sot. Oaktree është shumë solide. Por ne duhet të shohim qëllimet e tij. Borxhi është aq i madh sa nuk mendoj se mund ta lënë kështu. Dhe të fitosh duke mbajtur llogaritë të balancuara, e kemi parë që është e pamundur”.