Saturday, 18. July 2026
Sport

Programi i Kombëtares shqiptare/ “Luftëtarët” nis stërvitjen e parë, të premten nisja në Austri

GS 30/05/2024 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për Europianin e Gjermanisë, teksa dje ka zhvilluar stërvitjen e parë, ndërsa ekipi do të niset ditën e nesërme drejt Austrisë.

Kuqezinjtë do të vendosen në Grac, aty ku në një nga komplekset sportivë të qytetit, do të zhvillojnë fazën përgatitore e cila do të zgjasë një javë

Mes fazës, janë përcaktuar edhe dy takime miqësore, me Lihtenshtejnin më 3 qershor dhe Azerbajxhanin më 7 qershor. Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në Haladas, Hungari, vend i cili është larg 1 orë e gjysmë nga Austria./ h.ll/abcnews.al

Teilen: