• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Real Madrid, Lunin futet “në karantinë”

30/05/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Rebus portieri për teknikun Carlo Ancelotti përpara finales së Champions.  Nga njëra anë, Thibaut Courtois duket se është rikuperuar pas dëmtimit të rëndë që e bëri të humbasë pothuajse të gjithë sezonin, por trajneri i Belgjikës nuk e ka thirrur për Euro 2024 dhe ndoshta nuk është ende në gjendje të mirë.

Nga ana tjetër, Andriy Lunin, i cili ishte vendimtar te penalltitë ndaj Manchester City, që është ftohur keq dhe është futur në një lloj “karantine”. Për të shmangur transmetimin e virusit te shokët e tij të skuadrës, ai stërvitet veçmas dhe do të arrijë në Londër me një fluturim të ndryshëm nga ai i pjesës tjetër të ekipit.

Për të zbuluar se kush do të luajë mes shtyllave të Real Madrid në finale, duhet pritur edhe pak. Të premten Ancelotti do të vlerësojë me kujdes situatën dhe do të vendosë nëse do të lejojë Lunin të kryejë stërvitjen e fundit me pjesën tjetër të skuadrës, ose nëse do të bëhet gati Courtois.

Por Lunin nuk është i vetmi “hero” i gjysmëfinales që rrezikon të mos luajë që nga minuta e 1 ndaj Borussia Dortmund. Sipas asaj që raporton Marca, sulmuesi Joselu, njeriu i ndeshjes kundër Bayern, gjithashtu duhet të mbetet jashtë formacionit titullar. Ancelotti ka ndërmend të rreshtojë Bellinghamin përpara, së bashku me Rodrygo dhe Vinicius Junior.

Next Post

Muriqi: Ne përfundojmë një sezon plot emocione të ndryshme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.