Leonardo Bonuçi tashmë e ka zyrtarizuar që do të var këpucët në gozhdë, dhe të shumtë ishin edhe kolegët që kishin dëshirë ta uronin atë.
Mes shumë lojtarëve që kanë dashur të përshëndesin publikisht Leonardo Bonuçin në ditën e lamtumires së tij me futbollin, është edhe Manuel Locatelli , ish-shoku i skuadrës së mbrojtësit si te Juventusi ashtu edhe në kombëtaren italiane. Kjo është ajo se çfarë tha Locatelli me një story në “Instagram” :
“Leone, vëllai im. Faleminderit për këto vite që jetuam së bashku dhe faleminderit për atë që më mësove në fushë dhe jashtë saj. Ke bërë historinë e futbollit italian dhe meritove trofetë më të mëdhenj. Të dua ty dhe ti e di tashmë se çfarë mendoj për ty. Shijo momentin me familjen tënde dhe paç fat në vazhdim.”
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL