Saturday, 25. April 2026
Sport

Nuk kanë fund problemet për Di Marian, sulmuesit argjentinas kërcënohet sërish me jetë

GS 30/05/2024 1 Min. Lesezeit

Angel Di Maria është një nga sulmuesit më të mirë të futbollit në dekadën e fundit. Ai ka fituar shumë trofe duke përmendur Ligën e Kampioneve por edhe Botërorin në 2022.

Di Maria

Me këtë karrierë të pasur, supozohet që populli i tij ta ketë se idhull por është komplet e kundërta. Ish-sulmuesi i Juventusit, ka marrë kërcënimin e dytë të jetës brenda një kohe të shkurtër. Disa banditë në Rosario, vendlindja e Di Marias, sulmuan një pikë karburanti, ku pas krimit lanë edhe një shënim ku shkruhej: “Di Maria ne po të presim, kjo është për popullin e Rosarios.”

Sulmuesi kishte planifikuar që t’i kalonte ditët e fundit të karrierës së tij në qytetin ku u lind, pranë familjarëve, po tani kjo gjë nuk duket e mundur. Thashethemet e fundit e lidhin atë me Inter Miamin, ku luan edhe bashkëkombasi i tij Lionel Mesi, dhe pritet që në ditët në vijim të zyrtarizohet lëvizja.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

Teilen: