Në mbledhjen që do të bëhet në zyrat e Interit për merkaton do të flitet gjithashtu edhe për repartin e mbrojtjes. Simone Inzagi është gati që të sakrifikojë një lëvizje në prapavijë vetëm që të ketë në dispozicion një sulmues më shumë, por Marota s’i lë asgjë rastësisë.
Lista me dëshirat është e madhe, por për momentin po flitet vetëm për profile me kosto të ulët. Dy janë alternativat, Jaka Bijol dhe Solet. Këto lëvizje po bëhen edhe për faktin që Stefan De Vraj kërkohet nga PSV-ja dhe në rast të një largimi të tij do të krijonte një boshllëk në prapavijë. Po ashtu edhe Açerbi nuk mund të garantojë për një sezon sepse ka probleme me muskujt në pulpa dhe në bark.
Jaka Bijol dhe Solet kanë karakteristika të njëjta si Bisek, i cili u transferua për 7 milionë euro. Bijol është një mbrojtës slloven, 25-vjeçar, që është rikuperuar nga një dëmtim në këmbë dhe është gati për një aventurë të re, pavarësisht se ka kontratë deri në 2027 me Udinezen. Këta të fundit e vlerësojnë 15-20 milionë euro.
Duken shumë për Interin që nuk ka ndërmend të bëjë të tilla shpenzime. Por futja e ndonjë lojtari të ri në tratativë mund të zbresë çmimin e tij. Edhe Solet është një lojtar i ri, pjesë e Salcburgut dhe mund të mbulojë 2 role në mbrojtje. Ai mund të luajë si në mbrojtjen me 4 dhe me 3, ndërsa në këtë modulin e fundit bën edhe qendrën edhe lojtarin më anësor. Interi është duke bërë vlerësimet gjatë kësaj kohe.
PANORAMASPORT.AL