Portieri i ri i Përfaqësueses së Kosovës, Mustafë Abdullahu ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjes së fundit të Dardanëve të enjten pasdite.
Dardanët do të luajnë miqësore me Kombëtaren e Norvegjisë, në Oslo, me datë 5 qershor.
Përzgjedhësi Franco Foda publikoi para disa ditësh listën me futbollistët e ftuar, ku pati edhe dy emra të rinj.
Mbrojtësi Art Smakaj dhe portieri Abdullahu ishin dy emrat që u ftuan për herë të parë në ekipin A.
Megjithatë, portieri i Tiranës nuk ishte me fat gjatë stërvitjes së fundit me ekipin Dardan, pasi pësoi një dëmtim në hundë.
Dëmtimi erdhi pas një kontakti me sulmuesin e Llapit, Muhamet Hyseni, por asgjë nuk ishte serioze.
Pas intervenimit të stafit mjekësor, portieri 20-vjeçar vazhdoi stërvitjen me grupin.
Dëmtimi erdhi pas një kontakti me sulmuesin e Llapit