FC Ferizaj po përgatitet për sezonin e ardhshëm në Superligën e Kosovës, dhe ka bërë të ditur se këtë gjë do ta bëjë nën urdhrat e trajnerit Arsim Abazi.
Abazi do të jetë trajner i skuadrës së Ferizaj edhe për sezonin e ardhshëm 2024/25.
Abazi arriti me sukses ta inkuadrojë Ferizajn në Superligë, ndërsa u shpreh optimist se këtë sukses do ta bart edhe në kampionatin elitar vendor.
Ndërkaq, nga klubi i Ferizajt thanë se trajnerit Abazi do t’i ofrohen lojtarët më të mirë në treg, për një skuadër me mentalitet fitues dhe suksese në Superligë.