• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, October 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Courtois drejt konfirmimit titullar, Reus do ta nisë nga stoli?

31/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Më 1 qershor, në “Wembley” të Londrës do të luhet finalja e Champions League mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund. Të dyja ekipet janë duke kryer përgatitjet e fundit për këtë sfidë të madhe, që mbyll një sezon të gjatë e të lodhshëm.

Te Real Madrid (4-3-1-2), pritet që në portë të jetë titullar belgu Thibaut Courtois. E para është përvoja që ai ka në të tilla ndeshje, ndërkohë që Lunin, që luajti titullar shumicën e sezonit, ka patur një probleme shëndetësor dhe do të udhëtojë më vonë drejt Londrës.

Pra, duket se edhe dyshimi i vetëm që kishte trajneri Carlo Ancelotti është zgjidhur. Në mbrojtje pritet të luajnë Carvajal, Rudiger, Nacho e Mendy, ndërsa në mesfushë Camavinga, Kroos e Valverde. Në sulm, treshja Bellingham, që luan pas Vinicius Jr dhe Rodrygo.

Te Borussia Dortmund (4-2-3-1) nuk priten surpriza, ku në fushë pritet të zbresë skuadra që eliminoi PSG në gjysmëfinale. Kjo do të thotë që Reus do ta nisë ndeshjen nga stoli, ndërkohë që do të mungojë Bonsebaini.

Në portë do të jetë Kobel, që do të ketë para Ryerson, Hummels, Schlotterbeck e Mattsen. Në mesfushë do të jenë Sabitzer e Emre Can para mbrojtjes, ndërsa Brandt, Adebayemi e Jadon Sancho në mbështetje të Fullkrug.

Next Post

Dallas shpallet kampion në Konferencën e Perëndimit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.