Saturday, 25. April 2026
Sport

E KRYER/ Kapiteni pranon ofertën e Interit, Lautaro Martinez do të qëndrojë deri në vitin…

GS 31/05/2024 1 Min. Lesezeit

Kapiteni Lautaro Martinez ka vendosur të qëndrojë tek Interi.

lautaro

Ai ka pranuar propozimin e zikaltërve për të nënshkruar kontratë të re me klubin deri në qershor të 2029-ës.

Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i merkatos, Fabricio Romano.

Ai raporton se një pjesë fikse e pagës tashmë është pranuar nga argjentinasi teksa detajet përfundimtare pritet të përfundojnë së shpejti.

Rikujtojmë që Lautaro Martinez u shpall sulmuesi më i mirë këtë sezon si dhe fitoi kampionatin me Interin duke vendosur yllin e dytë në fanellë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: