• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, October 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ylli i Siti çmon suksesin në grup përpara individualit, Silva: Nuk e këmbej Champions-in për “Topin e Artë”

31/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në fillim të këtij viti, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIFA-s të mbajtur në Londër, Bernardo Silva u rendit si lojtari i tetë më i mirë për meshkujt e vitit 2023, i votuar nga lojtarë, trajnerë dhe gazetarë nga e gjithë bota.

Bernardo-Silva-PSG-F365-1

Lionel Mesi mposhti Erling Halandin për çmimin kryesor. Por ylli portugez i Mançester Sitit është i respektueshëm kur vjen fjala të flasë për këtë temë.

“Vlerësimi është gjithmonë i bukur”, thotë ai për “Sky Sports”. “Por kur dikush ndien, nën sipërfaqe, se ka një shpërfillje të shëndetshme për këto çmime individuale dhe vendin e tyre në lojë, del në pah së shpejti. Unë mendoj se u jap rëndësinë e duhur këtyre çmimeve”, vijon ai.

“Sepse në fund të fundit po luajmë një sport kolektiv, në ditët e sotme çmimet individuale shkojnë gjithmonë për sulmuesit, sepse ata kanë atë prekjen e fundit. Por nëse e kupton lojën, një person që është brenda lojës, qoftë lojtar apo menaxher, e di sa e rëndësishme është të kesh një portier të duhur, një mbrojtës të duhur, një mesfushor të duhur dhe një sulmues të duhur. Jo vetëm një sulmues i duhur. Sulmuesit nuk ju fitojnë tituj vetëm. Baza vjen nga mbrojtja. Nëse mbroni mirë, do të sulmoni më mirë. Kur shikoj çmimet individuale dhe shoh që çmimet i fitojnë vetëm djemtë që shënojnë gola, ndihem disi sikur nuk e përfaqëson aq mirë sportin tonë”. Me pak fjalë, Silva është një lojtar skuadre.

“Unë gjithmonë bëj më të mirën për të mbështetur bashkëlojtarët e mi dhe për të bërë atë që është më e mira për ekipin”, shton ai. “Në fund, fitimi i Ligës së Kampionëve është shumë më mirë sesa fitimi i një ‘Topi të Artë’. Unë s’do ta ndërroja atë. Nuk ka asnjë shans”. Në gusht, ai do të mbushë 30 vjeç. Në Angli ka fituar gjithçka: gjashtë herë ka ngritur trofeun e Premier Ligës me Sitin. Vitin e shkuar fitoi tripletën dhe më në fund edhe Ligën e Kampioneve. Ndërsa këtë verë, objektivi i madh do të jetë Europiani me Portugalinë.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ancelotti: Nu kam pasur kurrë një lojtar të guximshëm sa ai

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.