Vitin e kaluar u tërhoq pas një liste të gjatë arritjesh shumë të respektueshme, ndër më të mirat në historinë e futbollit, falë triumfeve të tij te Real Madridi me të cilin fitoi pesë Champions.
Gareth Bale nuk luan më futboll, por mbetet një tifoz i madh i Los Blancos. Dhe kështu, sipas asaj që ish-ylli uellsian raportoi për shtypin anglez, ai tani është gati të mbështesë ekipin e Carlo Ancelottit në Wembley.
Ish-lojtari i Tottenham do të jetë i pranishëm në stadium për të mbështetur ish-ekipin e tij në finalen e Champions League kundër Borussia Dortmund:
“Do të jetë bukur të jematje pa të gjithë presionin dhe pritshmëritë që ke kur luan. Është diçka me të cilën nuk jam mësuar. Do ta shijoj mundësinë më në fund i qetë”.
Pavarësisht besëtytnive, Bale ka bërë parashikimin e tij:
“Real Madridi do të fitojë. Ky trofe do të thotë shumë për klubin dhe tifozët. Është kompeticioni më i lakmuar dhe objektivi kryesor çdo vit.
“Real Madridi, edhe kur duket më pak në formë, gjithmonë gjen një mënyrë për t’u rikthyer në ndeshje. Është diçka e veçantë dhe është arsyeja pse skuadrat gjithmonë kanë frikë të përballen me Real Madridin”.