Ish-lojtari me tipare defensive Nurin Shahin pati fatin të djersisë fanellën e Dortmundit në finalet e datës 25 maj, të vitit 2013 kundër Bajern Mynihut. Futbollisti me origjinë turke, i cili ndodhet në stafin e trajnerit Edin Terziç ka theksuar se verdhezinjtë janë gati për të përmbysur historinë në tempullin e Londrës:
“Grupi është gati, nuk ka asnjë problem apo lëndim fizik. Kemi treguar paraqitje konstante në Champions dhe na rrit besimin se mund ta marrim trofeun në shtëpi. Futbolli i ka të gjitha ngjyrat, por ne do bëjmë pjesën tonë. Më pëlqen uria që kanë lojtarët tanë. Ne mposhtëm pa problem PSGnë në gjysmëfinale dhe treguam shpirt luftarak ndaj Atletikos, faktorë se jemi gati të kurorëzohemi. Pengesa e fundit quhet Real Madrid. Nuk kam se çfarë të shtojë për ata.
Dihet historia e tyre në këtë kompeticion, por ne e kemi objektivin e qartë. Ka ardhur koha që Dortmund të përsëris suksesin e lavdishëm të vitit 1997”, e mbylli Shahin. Turku regjistron me Dortmundin 274 prezenca, e përkthyer me 26 gola dhe 49 asiste, ndërsa ka veshur edhe fanellë e Realit në vetëm 10 ndeshje.
PANORAMASPORT.AL