• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kishte planifikuar të kryente sulm gjatë Lojërave Olimpike në Paris, policia arreston një 18-vjeçar! Në telefonin e tij u gjetën…

31/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një person është arrestuar nga policia e Francës, pasi dyshohet se kishte planifikuar një sulm në një stadium futbolli që do të përdoret gjatë Lojërave Olimpike të kësaj vere, raporton BBC.

stadiumi

18-vjeçari me origjinë çeçene u kap në Saint-Etienne më 22 maj, por lajmi është bërë i ditur sot. Referuar burimeve zyrtare thuhet se autoritetet gjetën prova të një sulmi të frymëzuar nga islamistët.

Ministri i Brendshëm Gérard Darmanin vlerësoi shërbimet e inteligjencës, që sipas tij prishën planet një sulm, që kishin synim lojërat olimpike.

Franca është në gatishmëri të lartë në prag të Lojërave Olimpike, të cilat fillojnë më 26 korrik.

Sipas mediave franceze, personi, emri i të cilit nuk është bërë i ditur u kap pasi kishte shkëmbyer mesazhe të koduara me islamikë të njohur.

Fotografitë dhe videot e stadiumit dyshohet se janë gjetur edhe në telefonin dhe kompjuterin e tij.

Ministri Darmanin tha se i dyshuari donte të sulmonte spektatorët dhe forcat e sigurisë në stadiumin Geoffroy-Guichard, stadiumi kryesor i qytetit, ku do të zhvillohen një numër lojërash futbolli.

Ai ishte “i frymëzuar nga ideologjia islamike”, shtoi ministri i Brendshëm.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kombëtarja mbërrin në Austri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.