• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kombëtarja mbërrin në Austri

31/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare udhëtoi pasditen e kësaj të premteje drejt Austrisë, ku do të zhvillojë edhe fazën përgatitore në kuadër të finaleve “Gjermani 2024” por edhe dy sfidat miqësore ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit.

Skuadra ka mbërritur në Graz të Austrisë dhe është akomoduar menjëherë në hotel. Edhe hoteli u ka rezervuar  mikpritje të veçantë kuqezinjve, duke vendosur postera të tyre në mure, teksa nuk mungojnë as fotot e Cikalleshit dhe Mujës, të cilët nuk janë mes futbollistëve të grumbulluar nga Sylvinho.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me grupin kanë udhëtuar 24 lojtarë, ndërsa Berat Gjimshti, Amir Abrashi dhe Taulant Seferi do të bashkohen me skuadrën në Austri.

Kombëtarja shqiptare do të luajë edhe dy ndeshje miqësore para finaleve të Europianit “Gjermani 2024” ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit.

Takimi ndaj Lihtenshtejnit do të luhet më datë 3 qershor në “Haladás Sportkomplexum“ në orën 20:00, ndërsa ndeshja ndaj Azerbajxhanit më datë 7 qershor po në “Haladás Sportkomplexum“ në orën 19:00.

Next Post

Kapelo nuk ka dyshime: Edhe Atalanta para Milanit në garën për titullin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.