Saturday, 18. July 2026
Sport

Agim Ibraimi, drejtori i ri sportiv i Tiranës

GS 31/05/2024 1 Min. Lesezeit

Ish futbollisti i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Agim Ibraimi, është drejtori i ri sportiv i ekipit të Tiranës. 

Klubi nga kryeqyteti i Shqipërisë i besoi një rol të rëndësishëm ish-lojtarit të Shkendijës, Mariborit, Domzales, Kukësit dhe Dinamos.

“Klubi i futbollit Tirana njofton se Agim Ibrahimi është emëruar drejtor sportiv i klubit bardheblu! Drejtuesit e klubit arritën marrëveshje me Ibrahimin duke nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për një projekt afatgjatë.

Eksperienca e jashtëzakonshme si futbollist në Slloveni, Itali, Shqipëri e më gjerë, bëri që klubi të zgjedhë Ibrahimin dhe t’i besojë atij këtë rol të rëndësishëm”, njofton KF Tirana.

Teilen: