• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sacchi: Ky do të ishte trajneri ideal për Milanin!

31/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Paulo Fonseca, është një hap larg zyrtarizimit si trajneri i ri i Milanit. Megjithatë, portugezi është një zgjedhje që nuk i pëlqen aspak legjendës së kuqezinjve, Arrigo Sacchi.

Ky i fundit thekson se as nuk e kishte menduar Fonsecën si një alternativë për Milanin, ndërsa ngriti pyetjen se përse drejtuesit kuqezinj nuk tentuan firmën me një si Roberto De Zerbi.

“Fonsecën e kisha harruar pak këto vitet e fundit dhe nuk e kam ndjekur shumë, ndaj nuk dua të futem në detaje.

Shpresoj që Milani të ketë një strategji të mirëmenduar, por Fonseca nuk është një nga ata emra që e kisha menduar për kuqezinjtë.

Do të kisha preferuar De Zerbin. Një djalosh që ka bërë mirë në çdo skuadër, mendoj se do të ishte trajneri ideal për Milanin. Unë them se De Zerbi është një nga më të mirët në qarkullim, e njoh prej vitesh.

Madje, e pëlqeja aq shumë sa isha unë që ia sugjerova drejtuesve të Sassuolos para pesë vitesh”, u shpreh Sacchi.

Next Post

Përcaktohet finalja e madhe e NBA-së

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.