• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Borusia Dortmundit, Edin Terziç: E mposhtim Realin me mbrojtjen e hekurt

01/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri Edin Terziç ka përjetuar një para doks të vërtetë nga fundi i sezonit të kaluar në këtë aktualin. Në edicionin 2022-2023 ata humbën në javën e fundit titullin në Bundesligë në ndeshjen kundër Mainc, ndërsa tashmë kanë shansin e artë për të siguruar Champions-in, aty ku Real Madrid është pengesa e radhës. Edhe pse madrilenët me të drejtë cilësohen si “ekspertët” e këtij turneu, pasi e kanë fituar 14 herë Ligën e Kampionëve, gjermanët kanë premtuar se do të fusin në funksion çdo strategji për të thyer “galaktikët” në mbrëmjen e sotme.

terzic

EVOLUIMI – “Borusia ka ndryshuar shumë në një kohë shumë të shkurtër. Lojtarët janë më të pjekur. Kjo mund të diktohet fare lehtë edhe në mënyrën se si ata sillen në fushë dhe vendosmëri. Koha të tregojmë veten edhe kundër një prej ekipeve më të mira në botë. Jemi përgatitur mirë dhe në grup mbizotëron fryma pozitive. Të shpresojmë se në fund fati do të na buzëqesh neve”, tha Terziç.

ÇELËSI I SUKSESIT – “Edhe pse kemi në ekip lojtarë shumë të talentuar në fazën defensive si Sanço, Malen apo të tjerë mbrojtja është pika jonë e fortë. Plani është i qartë. Mbyllja e rrezes goditëse dhe kundërsulmi i furishëm. E kuptueshme se reparti defensiv do të ketë shumë punë ndaj Vinicius, Rodrigo apo Bellingam, por ne i kemi marrë masat. Kundër PSG-së ishim në lartësinë e duhur për të mos pësuar asnjë gol. Mund ta realizojmë sërish”.

RIVALI – “Reali është skuadra më e trofeshme në Champions. Ata kanë humbur në total vetëm dy ndeshje këtë sezon. Por mos të harrojmë, është vetëm një ndeshje dhe gjithçka mund të ndodhë. Do të hyjmë në fushë me një qëllim, marrjen e trofeut në Dortmund. Nuk jemi rastësisht këtu, prandaj do të shkojmë drejt limiteve. S’kemi ndërmend t’i dhurojmë asgjë kundërshtarit”, tha me tone bindëse Edin Terziç. Tekniku gjerman është përfolur për t’u larguar gjatë merkatos së dimrit, por ecuria mbresëlënëse në Champions dha rezultatet pozitive te bordi, ndërsa tani përflitet që atij t’i besohet një kontratë afatgjatë. Ky trajner ia ka dalë të ndërthurë talentet me “veteranët” në grup.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Finalja e Champions League: Reali kërkon rekorde të reja, Dortmund synon të shkruajë historinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.