Sunday, 26. April 2026
Sport

​Drin Ymeri nuk ka firmosur me Malishevën, dy skuadra të tjera nga Superliga në garë për bomberin e Ligës së Parë

GS 01/06/2024 1 Min. Lesezeit

U spekulua vazhdimisht mbrëmë se bomberi i sezonit që lamë pas në Ligën e Parë, Drin Ymeri ishte transferimi më i ri i skuadrës së Malishevës.

Por sipas burimeve të KosovaPress ende nuk ka asgjë zyrtare, madje dy skuadra të tjera nga Superliga e Kosovës janë në garë për shërbimet e tij.

KosovaPress mëson se në garë për ta siguruar nënshkrimin e Drin Ymerit janë Malisheva, Gjilani dhe Suhareka.

Malisheva po bën presion vazhdimisht dhe po i prin garës, por ende nuk ka marrëveshje mes dy palëve.

Drini ishte golashënuesi më i mirë i Ligës së Parë sezonin që lamë pas, duke shënuar plot 21 gola mbi emrin e tij.

Teilen: