• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ferrari tani beson te mrekullia

01/06/2024
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ferrari kërkon vazhdimësinë në Çmimin e Madh të Kanadasë.

Pas triumfit të fundit të Charles Leclarc në Monaco, tashmë të gjithë në skuderinë “kokëkuqje” kanë nisur të besojnë se mund të rivalizojnë seriozisht me RedBullin dhe Max Verstappen.

Numri një i italianëve, Federic Vasseur shprehet se tre garat e fundit kanë përçuar sinjale pozitive ndërsa shtoi se askush nuk e ka luksin të gëzojë në këtë moment, pasi përndryshe shpërqëndrohen dhe puna shkon dëm.

“Në tre garat e fundit ia kemi dalë të shkurtojmë disi diferencat kohore. Është një kampionat shumë entuziast pasi janë gjashtë makinat të cilat garojnë për “pole-position”.

Dua që skuadra të vazhdojë të përmirësohet dhe të mos kënaqet, pasi nisim të gëzojmë atëherë kështu nis edhe fundi i ecurisë pozitive.

Triumfi në Monaco ishte special për Leclerc, e kërkonte prej kohësh. Fitorja në shtëpi do t’i japë më shumë besim për vazhdimësinë e kampionatit. Morali është i lartë dhe po ecim në drejtimin e duhur”, u shpreh Vasseur.

Kujtojmë se pas fitores së Leclerc në garën e fundit, distancat janë shkurtuar me pilotin nga Principata që tashmë është vetëm 31 pikë pas Verstappen në renditjen e përgjithshme të pilotëve. Gara e radhës është ajo e të dielës së datës nëntë qershor në Çmimin e Madh të Kanadasë, në pistën Gilles Villeneuve.

Next Post

Shqipërinë e kanë rival në grup, Donaruma: Duhet të përveshim mëngët, presim ndeshje të forta në Europian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.