Legjenda braziliane Rivaldo gjatë një intervistë për “Betfair” është ndalur edhe tek fituesi i Topit të Artë për sezonin 2023-2024, ceremonia që do të mbahet në Paris më datë 28 tetor. Ai është shprehur se ky trofe prestigjioz mund të mos shkojë për fantazistin Xhud Bellingam, por për shokun e tij të skuadrës, Vinicius Xhunior.“Për atë se çfarë jep aktualisht, Vinicius është padyshim një nga lojtarët kryesorë të Real Madrid. Ka shansin që të shndërrohet në lojtarin më të mirë të botës dhe të fitojë Topin e Artë. Mendoj se ai tashmë është një nga tre më të mirët në qarkullim. Me atë se çfarë ka bërë këtë sezon, e shoh si një pretendent për të mposhtur Mbape në garën për Topin e Artë. Edhe pse një tjetër kandidat i fortë është Xhud Bellingam. Është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe besoj se kjo finale e Championsit mund të përcaktojë shumë edhe mbi fituesin e Topit të Artë”, u shpreh Rivaldo.
PANORAMASPORT.AL