Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur sot seancën e tretë stërvitore në kuadër të grumbullimit për miqësoren kundër Norvegjisë, e cila do të zhvillohet më 5 qershor.
Muhamet Hyseni theksoi se atmosfera në ekip është mjaft e mirë dhe grupi po punon shumë mirë së bashku.
“Sot ishte seanca e tretë stërvitore, kemi kaluar shumë mirë dhe grupi po funksionon mirë. Trajneri po punon në aspektin taktik dhe po përgatitemi maksimalisht për miqësoren me Norvegjinë.
“Shpresoj të paraqitemi mirë dhe me një rezultat të kënaqshëm për ne. Shpresoj që në Oslo të na presin një numër i madh i bashkatdhetarëve sepse kemi nevojë për përkrahjen e tyre për t’u paraqitur sa më mirë”, ka thënë Hyseni.
Seancën e radhës stërvitore Dardanët e zhvillojnë nesër në orën 11:00 në Kampin Nacional në Hajvali.