Sunday, 26. April 2026
Sport

​Bashkëlojtari i Xhakës e zbulon se për kë do të bëjë tifo në finalen e Ligës së Kampionëve

GS 01/06/2024 1 Min. Lesezeit

Bashkëlojtari i Granit Xhakës te Bayer Leverkuseni, Robert Andrich e ka zbuluar se është një tifoz i Real Madridit.

Andrich u pyet se për kë do të bëjë tifo sonte në finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit, dhe në fund ai e zgjodhi gjigantin spanjoll.

“Sigurisht, si një gjerman, ju mund të thoni se ju dëshironi që Dortmundi të fitojë. Do të jetë një ndeshje e vështirë por në fund, unë do të bëjë tifo për Realin”, tha Andrich.

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Wembley” i Londrës do të jetë nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit.

Teilen: