Në prag të finales së Ligës së Kampionëve, Londra priti mbledhjen e komitetit ekzekutiv të ECA, ku Nasser Al Khelaifi njoftoi “kthimin e Juventusit në familjen e futbollit”. Klubi italian, i cili braktisi ECA-n një vit më parë, pas shpërthimit të bombës së Superligës, lë Real Madridin dhe Barcelonën të luftojnë të vetme.
Al-Khelaifi la dyert hapur edhe për dy disidentët e fundit: “Ne po ju presim krahëhapur, duam që të jeni me ne. Superliga? Dy skuadra nuk mund të luajnë 20 ndeshje kundër njëra-tjetrës. Unë kam shumë respekt për të dy klubet, për tifozët e tyre, por nuk ka kuptim të qëndrosh mënjanë”.
“Reali ka një histori të madhe në Ligën e Kampionëve, ata gjithmonë duan ta fitojnë atë. Kjo nuk ka kuptim. Nëse e doni, duhet ta mbroni. Liga e Kampionëve është shumë e rëndësishme për ne dhe mendoj se në fund të fundit është edhe për ata”.