Ish-trajneri i Madridit, Milanit apo Juventusit, Fabio Kapelo ka folur në prag të finales së Ligës së Kampionëve mes Realit dhe Dortmundit.
Ai ka analizuar finalen, figurën e Ançelotit, Viniciusin apo Bellingamin.
Ai i ka kushtuar disa paragrafë trajnerit Ançeloti, duke i dalë në mbrojtje nga kritikat që ai i ka cilësuar si “idiote”.
“Karlo po bën një punë të pabesueshme. Gjatë gjithë periudhës së tij si trajner ai ka fituar gjithmonë trofe:
Spanjë, Itali, Angli, Francë, Gjermani… kudo. Ai është shumë i guximshëm, di të stërvisë dhe sillet me lojtarët.
Ai di si t’i inkurajojë ata të jenë më të mirë dhe të vazhdojnë të fitojnë. Gjëja më e vështirë në futboll është të fitosh përsëri.
Sinqerisht nuk i kuptoj kritikat në adresë të tij. Më duken ziliqare. Sepse ai nuk është thjesht një menaxher i madh. Ai është strateg. Kush mendon vërtet se Karlo Ançeloti nuk di të ndryshojë modulin e lojës nuk kupton nga futbolli, është thjesht një budalla”, tha Kapelo.