Toni Kros luan këtë të shtunë ndeshjen e tij të fundit për Real Madridin, që është finalja e Ligës së Kampionëve, kundër Borusia Dortmundit në “Wembley”.
Për këtë duel special, gjermani do të mbajë këpucë të bardha, si gjithmonë, me detaje floriri dhe të cilat janë të personalizuara me emrat e bashkëshortes, tre fëmijëve dhe madje edhe dy qenve të tij.
Nuk mund të mungonte as data dhe vendi i finales. Një ditë më shumë se e jashtëzakonshme për Toni Kros që dëshiron ta përjetësojë.
Për t’u habitur që në pjesën e njërës prej këpucëve janë shkruar edhe me stilolaps emrat e tre fëmijëve të tij Leon, Amy (Amelie) dhe Fin.
Fëmijët dhe gruaja Jessica Kross janë shumë të afërt me dy qentë e tyre, për këtë arsye emrat e Lennox dhe Julius janë gjithashtu të shkuara në këpucët e gjermanit që do t’i veshë në “Wembley”.
PANORAMASPORT.AL