Zyrtarët e kampionateve vendase, kudo ku operon FIFA kanë frikë se organit drejtues i futbollit botëror mund të imponojë organizimin e kampionateve me 18 ekipe në mbarë botën, duke përfshirë Seria A dhe Premier League.
“The Sun” raporton se po rriten tensionet midis kampionateve, përfaqësuesve të lojtarëve dhe organit drejtues të futbollit botëror përpara Kupës së Botës për Klube 2025.
Shqetësimi kryesor për Premier League, La Liga-n dhe kampionatet e tjera kombëtare, përfshirë atë të Italisë, është se FIFA do të përpiqet të kufizojë numrin e ndeshjeve duke reduktuar kategoritë kryesore në 18 ekipe dhe 34 ndeshje.
Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, shprehu këto shqetësime, duke thënë se kjo lëvizje mund të rrezikojë industrinë e futbollit, duke çuar në papunësinë e shumë lojtarëve dhe humbjen e mijëra vendeve të punës.
Kjo frikë ndahet edhe nga zyrtarët e Premier League, të cilët janë të shqetësuar se FIFA mund të dëshirojë të imponojë një reduktim në madhësinë e kompeticioneve të tyre.
Kohët e fundit u krijua një “grup pune për mirëqenien e lojtarëve”, i cili, sipas Shoqatës së Kampionateve Botërore, tashmë ka vendosur për rekomandimet e tij.
Mediet britanike theksojnë që dyshohet se qëllimi përfundimtar i FIFA-s është të zvogëlojë numrin e skuadrave në 18, me argumentin se futbolli vendas i dëmton lojtarët.
Aktualisht, FIFA nuk u ka bërë thirrje zyrtarisht kampionateve të reduktojnë numrin e skuadrat dhe ka thënë se kompeticionet kombëtare dhe shoqatat ruajnë autonominë e tyre.